Lidhje

Kuko: Shqipëria mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës


Ambasadori i Shqipërisë në NATO, Artur Kuko, tha sot se vendi i tij do të mbështesë ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por tërhoqi vërejtjen se tash për tash nuk ka plane konkrete për përfshirjen e ushtarëve shqiptarë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Ambasadori Kuko po qëndron për një vizitë në Prishtinë, e para e këtij niveli që nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën Veri atlantike.

XS
SM
MD
LG