Lidhje

Gjenden trupa nga avioni i Air France që u rrëzua në Atlantik


Zyrtarë brazilianë thonë se ekipet e kërkimit gjetën trupat e dy personave që ishin në avionin Air France 447, i cili u përplas të hënën në ujrat e Oqeanit Atlantik.

Koloneli i Forcave Ajrore braziliane Zhorzh Amaral u tha gazetarëve se trupat dhe disa copa të avionit ishin gjetur pranë ishujve Fernando de Noronja përballë brigjeve verilindore të Brazilit.

Sipas zotit Amaral, ekipet e kërkimit gjetën një ndenjëse të avionit, një çantë dhe disa sende të tjera. Ai tha se zyrtarët do të verifikojnë numrin serial të ndënjëses për të konfirmuar se ai i përket avionit Airbus 330 të kompanisë Air France.

Ekspertët francezë thanë dje se kompania Airbus, kishte zbuluar probleme në leximin e shpejtësisë nga avionët e vet A330 dhe kishte rekomanduar ndryshimin e sensorëve në këta aeroplanë.

Air France nuk kishte marrë masa në lidhje me këto rekomandime.

Shefi i hetimeve të palës franceze, Pol Luis Arslanian tha se nuk mund të konfirmonte nëse sensorët kishin luajtur ndonjë rol në lidhje me rrëzimin e avionit. //ii

XS
SM
MD
LG