Lidhje

Arrestohet ish diplomati i dyshuar si spiun për Kubën


Agjentët e FBI-së kanë arrestuar ish zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Uolter Kendall Majers dhe bashkëshorten e tij Guendolin Steingraber Majers, nën akuzat se kanë spiunuar për Kubën për afro 30 vjet. Njoftimi u bë të premten nga Departamenti i Drejtësisë.

Autoritetet thonë se dy të dyshuarit dolën dje në një gjykatë federale në Uashington ku thanë se ishin të pafajshëm. Akuzat përfshijnë konspiracion për të vepruar si agjentë të qeverisë kubane dhe për t’u komunikuar informacione sekrete autoriteteve në Havanë. Zyrtarët thonë se të dy bashkëshortët u arrestuan pasi FBI-ja filloi një operacion të fshehtë për të mësuar më shumë për aktivitetet e tyre.//kh//

XS
SM
MD
LG