Lidhje

Shkalla e korrupsionit në Kosovë


Në raportin e fundit Organizata Transparency International, e cila mat shkallën e korrupsionit në vendet e ndryshme të botës, ka radhitur Kosovën në grupin e tretë të vendeve të ndikuara nga korrupsioni. Nota e përgjithshme që i është vënë Kosovës është 3.4. Nota 5 tregon shkallën e skajshme të korrupsionit.

Autoritetet në vend thanë se kjo shënon një përparim meqë Kosova renditet në pozitë shumë më të mirë sesa vendet e rajonit, ndërsa opozita thotë se kjo nuk është një shkallë e kënaqshme.

Shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni thotë se ishte gjendja në mjetet e informimit ajo e cila ka përmirësuar notën e përgjithshme të Kosovës .

Gjyqësori është vlerësuar me 4, partitë politike me 3.8, sektori privat me 3.7 më pastaj parlamenti me 3.4 dhe janë mediat ato të cilat me 2.3 që janë vlerësuar në këtë raport më të mirat në rajon ose më të mirat ndërmjet këtyre 69 shteteve dhe vijmë deri te një mesatare 3.4 “ tha zoti Preteni


Sektori më i korruptuar në Kosovë, sipas këtij raporti, por edhe vlerësimeve të organizatave të tjera qoftë vendase apo ndërkombëtare, është ai i drejtësisë i cili ka marrë notën katër.

Zoti Preteni thotë se edhe përvoja e agjencisë së tij nuk është aspak e mirë me sistemin e drejtësisë . “ Ne gjithsej nga funksionalizimi i agjencionit deri më 31 dhjetor 2008 nëpër prokurori të ndryshme të Kosovës i kemi përcjell saktësisht 100 informata të materializuara dhe ne pretendojmë që janë veprime korruptive mirëpo nga prokurorit kemi marrë informata thuajse vetëm për 31 prej tyre, në mesin e tyre 19 kanë rezultuar pozitivisht, janë ngritur edhe 4 aktakuza kurse 12 prej tyre janë refuzuar si të pa baza, shumë indikativë që në mesin e atyre 12 të refuzuarve 11 i takojnë gjyqësorit.” tha zoti Preteni

Zyrtarë të drejtësisë thonë se nuk mund të thuhet se i tërë sistemi i drejtësisë në Kosovë është i korruptuar. Por edhe vetë ata pohojnë se ka raste të tilla dhe sistemi i drejtësisë është fusha që ka nevojë më së shumti për reforma.

Zoti Preteni shpreson se një marrëveshje e arritur me kryeprokurorin e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes dhe ndjekjen e rasteve të përfshirjes në korrupsion . “Edhe në anën tjetër agjencioni rastet më të ndjeshme do ti përcjell te kryeprokurori i EULEX- it, ne këtë tash më e kemi bërë gati në më shumë se dhjetë raste, por edhe ato të gjitha dymbëdhjetë rastet që i kanë refuzuar prokurorit kompetente të Kosovës ne do ti aktivizojmë dhe do ti përcjellim te prokuroria e Eulex-it sepse jemi shumë të bindur që ka prova të mjaftueshme që të fillojnë hetimet penale kundër tyre.” tha zoti Preteni

Zoti Preteni shpreson se hartimi i ligjeve dhe strategjisë kundër korrupsionit do të ndikojnë në shtimin e luftës kundër kësaj dukurie që sipas tij përfshinë shumë fusha të jetës në Kosovë.//mm//

XS
SM
MD
LG