Lidhje

Liban, koalicioni properëndimor shpall fitore ndaj Hezbollahut


Rezultatet zyrtare për zgjedhjet e djeshme në Liban konfirmojnë fitoren e koalicionit “14 Marsi” që gëzon mbështetjen e Perëndimit.

Ministri i Brendshëm libanez Ziad Barud deklaroi sot se koalicioni qeveritar “14 Marsi” fitoi 71 nga 128 vendet e parlamentit. Rivali i tij kryesor, aleanca e kryesuar nga Hezbollahu, që mbështetet nga Siria dhe Irani, mori 57 vende.

Udhëheqësi i shumicës në parlamentin e Libanit, Saad al-Hariri, deklaroi fitoren dje duke e cilësuar këtë ngjarje si një ditë të madhe për demokracinë në vend.

Masat e sigurisë ishin të rrepta. Në të gjithë vendin ishin mobilizuar rreth 50 mijë ushtarë dhe policë për të parandaluar dhunën. Mes një numër përkrahësish të kampeve rivale pati përleshje me grushta por jo incidente të rënda.

Vëzhguesit e Bashkimi Evropian, përmes një deklarate, vlerësuan zgjedhjet, për të cilat thanë se ishin “të pa-anshme dhe përgjithësisht të zhvilluara në mënyrë efikase dhe transparente.” (ze)

XS
SM
MD
LG