Lidhje

Presidenti Obama kthehet në SHBA pas ceremonive në Francë


Presidenti Barak Obama u kthye në SHBA nga Parisi, pas ceremonive që shënuan 65 vjetoritn e zbarkimit të trupave aleate në Francë në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti Barak Obama së bashku me presidentin francez Nikolas Sarkozi dhe udhëheqës të tjerë morën pjesë në ceremoninë përkujtimore për nder të zbarkimit në Normandi. Zoti Obama tha para pjesëmarrësve se bota nuk do ta harrojë kurrë heroizmin e ushtarëve të forcave aleate në atë ditë historike.

Zoti Sarkozi u bëri thirrje vendeve europiane dhe Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë me frymën e bashkimit për t'u përballur me kërcënimet aktuale globale.

Para se të nisej nga Parisi, Presidenti dhe familja e tij vizituan muzeun e famshëm të artit modern Pompidu. Dje në mbrëmje ata vizituan katedralen Notre Dame dhe hëngrën darkë pranë Kullës Eifel. //mm//
XS
SM
MD
LG