Lidhje

Në Liban u zhvilluan zgjedhjet parlamentare


Në Liban u mbyllën votimet për zgjedhjet parlamentare që konsiderohen si një garë e fortë mes koalicionit pro-perëndimor dhe aleancës së udhëhequr nga Hezbollahu mbështetur nga Siria dhe Irani.

Ministri i Brendshëm Zijad Barud tha se pjesëmarrja ishte relativisht e lartë, duke arritur në 46 për qind para mbylljes së qendrave të votimit. Pjesëmarrja në zgjedhjet e kaluara parlamentare në vitin 2005 ishte 45 për qind.

Rezultati i zgjedhjeve mund të jetë vendimtar për aleancat e ardhshme të vendit.

Siguria në vend është rritur ndjeshëm dhe rreth 50 mijë ushtarë dhe policë janë dërguar në të gjithë vendin për të parandaluar dhunën. Pritet që rezultatet zgjedhore të shpallen nesër.//mm//

XS
SM
MD
LG