Lidhje

Netanjahu, së shpejti fjalim të rëndësishëm mbi sigurinë


Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu thotë se së shpejti do të mbajë një fjalim të rëndësishëm ku do të shpalosë politikat e tij mbi paqen dhe sigurinë në rajon.

Zoti Netanjahu i tha kabinetit të tij sot se do të mbajë fjalimin “javën e ardhshme”, por nuk saktësoi se kur.

Kryeministri tha se qeveria ka ndërmend të arrijë paqe me palestinezët dhe vendet arabe, duke arritur në të njëjtën kohë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Obama i ka kërkuar Izraelit të ndalojë të gjithë ndërtimet e vendbanimeve të reja si një hap drejt negocimit të paqes me palën palestineze, kërkesë që është cilësuar si e paarsyeshme nga zoti Netanjahu.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha ditën e premte se çdo marrëveshje që do të lejonte zgjerimin e vendbanimeve bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare izraelite. //ek

XS
SM
MD
LG