Lidhje

Koalicion i vëzhguesve vendas për zgjedhjet në Shqipëri


Nje grup organizatash joqeveritare krijuan sot në Tiranë Koalicionin e Vëzhguesve Vendore, që do të mbulojë zgjedhjet parlamentare. Koalicioni i mbështetur nga ambasada e SHBA do të vëzhgoje zgjedhjet në 12 qarqe, me 2 mije e 500 vëzhgues në gjysmën e qendrave të votimit, dhe 100 për qind të qendrave të numërimit. Ambasadori i SHBA, Xhon Uidhers, tha se këto janë zgjedhjet e para të Shqiperisë si vend anëtar i NATO-s ndaj edhe ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme. "Çdo gjë më pak se kaq, do të konsiderohet një regres" - tha ai.

XS
SM
MD
LG