Lidhje

NATO po shqyrton mundësinë e pakësimit të trupave në Kosovë


Një zyrtar i lartë amerikan thotë se autoritetet e Natos po shqyrtojnë plane që brenda janarit të ardhshëm, forca e saj në Kosovë të pakësohet me 1 të tretën, nga 15 mijë në 10 mijë trupa.

Zyrtari që kërkoi të mos identifikohej, u tha gazetarëve në Bruksel se Natoja po shqyrton plane për kalimin operacioneve në një fazë të re, në atë të përmbajtjes.

Ai tha se Ministrat e Mbrojtjes të Aleancës pritet t'i shqyrtojnë këto rekomandime gjatë një takimi këtë javë në Bruksel.

NATO i dërgoi trupat e saj paqeruajtëse në Kosovë më 1999 ,në kuadër të mandatit të Kombeve të Bashkuara pas një fushate bormbardimesh që detyroi tërheqjen e forcave serbe dhe jugosllave nga ai rajon.//lk


XS
SM
MD
LG