Lidhje

Presidenti Obama, vemendja tani te reforma në shëndetësi


Presidenti Barak Obama u kthye në Shtetet e Bashkuara pas një turneu në Lindjen e Mesme dhe në Europë dhe pritet ta drejtojë vemendjen këtë javë te reforma në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Dejvid Akselrod, një ndër ndihmësit kryesorë të Presidentit, tha dje në televizionin amerikan se zoti Obama do të dëshironte ta kthente në ligj brenda këtij viti një projektligj për reformën shëndetësore. Zoti Obama synon të mbulojë 50 milion amerikanë të cilët nuk kanë sigurime shëndetësore.

Javën e kaluar, ai i dërgoi një letër Kongresit ku mbështeste me forcë idenë e një plani të ri për sigurime shëndetësore publike. Letra ngjalli kundërshtime të forta mes disa republikanëve.

Por zoti Akselrod tha se komentet e bëra këto ditë nga senatori republikan Çarls Grasli, lenë të kuptohet se një projektligj që ka mbështetjen e të dyja partive është i mundur.

XS
SM
MD
LG