Lidhje

Pheniani dënon dy gazetaret amerikane me 12 vjet punë të detyruar


Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut njoftoi se një gjykatë dënoi dy gazetaret amerikane me 12 vjet punë të detyruar.

Agjencia qëndrore e lajmeve bëri sot të ditur se dy femrat u gjetën fajtore për një krim shumë të rëndë, i cili nuk u specifikua si dhe për hyrjen ilegalisht në Korenë e Veriut. Të enjten e kaluar, mjetet shtetërore të informimit të Koresë së Veriut njoftuan për fillimin e gjyqit të Euna Lee dhe Laura Ling, gazetare për median amerikane Current TV.

Autoritetet koreano-veriore i arrestuan dy gazetaret në muajin mars, ndërsa punon për një artikull afër kufirit mes Kinës dhe Koresë së Veriut. Shtëpia e Bardhë tha sot me anë të një deklarate se Presidenti Barak Obama është "shumë i shqetësuar" rreth njoftimit për dënimin dhe po shfrytëzon "të gjitha kanalet e mundshme" për të siguruar lirimin e tyre.

XS
SM
MD
LG