Lidhje

SHBA: Ndahen çmimet "Tony Awards" për Broduein


Në ceremoninë që u zhvillua mbrëmë, "Billy Elliot" ishte shfaqja muzikore që mori më tepër çmime "Tony Awards", që është ekuivalenti i Çmimeve "Academy Awards" për shfaqjet teatrale të Broadway-it.

"Billy Elliot" është historia e djalit të një minatori, i cili ëndërron të bëhet kërcimtar. Kjo shfaqje mori 10 çmime Tony, përfshi atë të muzikalit më të mirë të vitit. Tre aktorë të rinj, të cilët interpertojnë rolin kryesor, morën çmimin e aktorit më të mirë.

Çmimin për dramën më të mirë e mori dramaturgia franceze Jazmina Reza, për shfaqjen "God of Carnage", tema e së cilës bazohet tek historia e mosmarrëveshjes mes dy çifteve të shtresës së mesme, të shkaktuar nga përleshja e dy fëmijët të tyre.

Veteranja e BroadWay-it, 83-vjeçarja Angela Lansbury, mori çmimin Tony për të pestën herë, këtë radhë për intrepretimin në dramën "Blithe Spirit".//lk


XS
SM
MD
LG