Lidhje

Nikola Sarkozi rithekson mbështetjen për Kosovën


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ritheksoi mbështetjen e Francës për pavarësinë e Kosovës dhe për anëtarësim e saj në Bashkimin Evropian.

Zoti Sarkozi i bëri këto komente sot, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi i cili po viziton Parisin. Në deklaratën e presidentit francez, pavarësia e Kosovës cilësohet e pakthyeshme dhe thuhet se të gjitha vendet e Ballkanit duhet të zgjedhin anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Deklarata gjithashtu nxit qeverinë e Kosovës dhe popullsinë e saj shqiptare që të vazhdojnë të eksplorojnë mënyra për të bashkëjetuar në paqe me pakicën serbe.

Vizita e kryeministrit Thaçi në Paris është e para që kur Kosova shpalli pavarësinë më 2008. Kosova është njohur deri tani nga 60 vende të botës.//lk

XS
SM
MD
LG