Lidhje

Provat bërthamore dhe me raketa të Phenianit nxisin debate


Prova e nëndheshme bërthamore që kreu Koreja e Veriut kohët e fundit i ka dhënë përsëri shkas debatit në Uashginton se si të trajtohen regjimet që përpiqen të bëhen fuqi bërthamore.



Analistët e mbrojtjes thonë se reagimi i administratës Obama ndaj provave të Phenianit do të ndiqet me vemendje nga Irani, i cili ka ambicjet e tij bëthamore.NARRATOR: Tendenca e Koresë së Veriut për të sfiduar moratoriumin e Kombeve të Bashkuara për provat bërthamore dhe të raketave duket se është bërë njëproveë kritike për politikën e jashtme të Presidentit Obama.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, i bëri një paraljmërin të rreptë Phenianit në konferencën për sigurinë që mbajt para pak kohësh në Singapor. "Ne nuk do të ndjekim me pasivitet aktivitetin e Koresë së Veriut për armë të shkatërrimit në masë, që mund t’i përdorë kundër çdo objektivi në rajon ose kundër nesh”. Ky paralajmërim ishte në përgjigje të njoftimit të Koresë së Veriut muajin e kaluar se kishte testuar mjetin e dytë bërthamor në tre vjet.

Tom Sheber i Institutit Kombëtar për Politikat Publike, thotë se Shtetet e Bashkuara janë tani nën presion për të vepruar. "Irani po shikon se si do t’i përgjigjemi ne Koresë së Veriut. Po ashtu, për çdo veprim të Iranit, Koreja e Veriut ndjek veprimet tona duke menduar ‘janë këto vetëm bllofe të amerikanëve dhe ne mund të bëjmë çfarë të duam, apo do të ketë me të vërtetë pasoja për këto veprime agresive’". Mendohet gjithashtu se edhe Irani po përpiqet të zhvillojë kapacitet bërthamor, megjithëse thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore si prodhimi i energjisë elektrike.

Shtetet e Bashkuara po punojnë me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në përpjekje për të gjetur një zgjidhje diplomatike në raport me Iranin dhe Korenë e Veriut.

Këshilli ka miratuar sanksione kundër Teheranit dhe Phenianit në të kaluarën, por ato kanë patur pak ndikim të dukshëm. Në rastin e Koresë së Veriut, një nga arsyet mund të jetë se demonstrimi i forcës së kohëve të fundit e ka burimin në politikën e brendëshme të vendit se sa e diktuar nga faktorë ndërkombëtarë.

Disa analistë thonë se udhëheqësi i këtij vendi, Kim Jong Il, që duket se është i sëmurë, kërkon të sigurohet se ushtria e mbështet pasardhësin e tij. Për sa i përket Iranit, motivet e udhëheqjes mund të jenë më të ndërlikuara.

Eksperti i politikës së jashtme ameriane, Flint Leveret thotë se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për t’i dhënë garanci Iranit, pasi megjithë deklaratat e Presidentit Obama për përmirësimin e marrëdhënieve, Teherani beson se Shtetet e Bashkuara ende ndjekin të njejtën politikë si edhe ish presidenti Bush. "Ajo që më shqetëson mua është se premtimi i retorikës së mëparëshme do të sfidohet nga mungesa e nismave të reja, dhe në veçanti nëse administrata vazhdon përpjekejet për të fituar mbështetje ndërkombëtare për sanksione, kjo do të dëmtonte besueshmërinë e çdo nisme diplomatike”. Por të tjerë janë për një qendrim shumë më të fortë.

Gjeneral-lejtnanti në pension i Forcës Ajrore amerikane, Thomas Makinërni thotë se po dështoi diplomacia me Iranin dhe Korenë e Veriut, Shteteve të Bashkuara mund të duhet të demostrojnë forcën e tyre bëthamore. "Sepse për mendimin tim, aftësia e Iranit për t’u dhënë terroristëve islamë një ose disa armë bërthamore, sepse besoj se do të jenë më shumë se një, është duke u rritur ndjeshëm”. Por Tom Sheber thotë se veprimet ushtarake nuk janë të nevojshme, për sa kohë që të ruhet një sistem i fuqishëm mbrojtës nga raketat.

Ai thotë se vendimi i kohëve të fundit i administratës Obama për shkurtimin e shpenzimeve të mbrojtjes duhe rishikuar. "Nëse nuk bëhet kjo, do të kishim një përshkallëzim të përhapjes së armëve dhe një kundërvënie pikërisht kundër atyre forcave që e mbajnë atë nën kontroll”. Më herët këtë vit në Pragë, Presidenti Obama u zotua të udhëheqë përpjekjet ndërkombëtare për të kufizuar përhapjen e armëve bërthamore.

Sipas ekspertëve, mënyra se si ai i përgjigjet Koresë së Veriut dhe Iranit mund të tregojë se sa të efektshme do të jenë këto përpjekje. //rd//

XS
SM
MD
LG