Lidhje

Mandati i dytë i Hose Manuel Barrosos


Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso thotë se do të qëndrojë edhe për një mandat të dytë në postin e kreut ekzekutiv të BE-së.

Zoti Barroso dhe kryeministri çek Jan Fischer thanë sot në një conference shtypi se zoti Fisher i kishte kërkuar zotit Barroso në se pranonte ta mbante përsëri këtë post dhe se ai i ishte përgjigjur pozitivisht.

Republika Çeke mban aktualisht presidencën e radhës të BE-së. Vendimi lidhur me presidencën e Komisionit Evropian pritet javën e ardhshme, në një takim të BE-së. Zoti Barroso është partisan i reformimit të sektorit financiar të Evropës. Ai tha muajin e kaluar se koha për ndryshim është tani, në kushtet kur vazhdon të ndjehet kriza.

Para se të zgjidhej President i KE-së zoti Barroso shërbeu për dy vjet në postin e kryeministrit të Portugalisë. (ze)

XS
SM
MD
LG