Lidhje

Miçëll: Uashingtoni mbështet krijimin e shtetit palestinez


I dërguari i posaçëm amerikan në Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell, thotë se Uashingtoni është i përkushtuar ta zgjidhë konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve përmes krijimit të shtetit palestinez.

Zoti Mitchell i bëri këto komente sot në Ramallah, në një konference me gazetarë, pas bisedimeve me presidentin palestinez Mahmud Abas. Ai tha se Presidenti Barak Obama e bëri të qartë se “zgjidhjae vetme e qëndrueshme” për këtë konflikt është që aspiratat e të dyja palëve të plotësohen përmes zgjidhjes me dy shtete.

Zoti Mitchell tha se SHBA kërkojnë një “rifillim të menjëhershëm dhe përfundim rë shpejtë” të bisedimeve të paqes mes izraelitëve dhe palestienzëve”, duke i bërë jehonë kështu komentit të tij të djeshëm pas bisedimeve me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Sot zoti Mitchell e siguroi zotin Netanjahu se përkushtimi i SHBA ndaj sigurisë së Izraelit është “i patundur”, megjithë mendimet e ndryshme të të dy aleatëve lidhur me çështjet e vendbanimeve hebraike dhe krijimin e shtetit palestinez. //iç//

XS
SM
MD
LG