Lidhje

Personi që hapi zjarr në Muzeun e Holokaustit, anti-semit


Policia po e përshkruan personin që hapi zjarr në Muzeun e Holokaustit në Uashington si individ me një histori të gjatë veprimtarie anti-semite dhe supremacist të bardhë.

Autoritetet thonë se 88-vjeçari, Xhejms Fon Brun, hyri në museum dje pasdite i armatosur me një pushkë dhe hapi zjarr në pikën e kontrollit, duke vrarë rojen, Stiven Tajron Xhons.

Roje të tjera të muzeumit i përgjegjën zjarrit dhe e plagosën Fon Brunin. Ai ndodhet në një spital të Uashingtonit në gjendje kritike. 39-vjeçari Tajron Xhons punonte si roje sigurimi në muzeum prej 6 vjetësh.

Muzeumi është sot i mbyllur dhe fjamujt janë ngritur në gjysmë shtizë për të nderuar kujtimin e tij. Hetuesit thonë se gjetën në bllok shënimesh në makinën e fon Brunit me një listë ligjvënësish dhe pikash të ndryshme në Uashington. Qëllimi i kësaj liste mbetet i pasqaruar.//lk


XS
SM
MD
LG