Lidhje

19 të vrarë dhe dhjetra të plagosur nga një shpërthim në Irak


Zytarët irakianë dhe dëshmitarë të rastit thonë se nga shpërthimi i një autobombe në jug të vendit u vranë të paktën 19 vetë, por ka mundësi që numri i të vratëve të jetë edhe më i madh.

Zyrtarët e policisë kanë dhënë shifra të ndryshme për numrin e të vrarëve nga shpërthmi i sotëm në një zonë aktive tregtare të qytetit Batha, pranë qytetit verior Nasiria.Dsia zyrtarë vendas thanë se numri i të vrarëve ishte 19, por burime të tjera thanë më herët se numiri i të vrarëve ishte 33.

Disa dhjetra njerëz u plagosën në këtë shpërthim.Dëshmitarët thanë se mes të vrarëve kishte edhe gra e fëmijë.

Një grup qytetarësh të zëmëruar fajësuan për sulmin sigurimin e pamjaftueshëm dhe protestuan kur zyrtarët shkuan në vendin e ngjarjes.Forcat e sigurimit hapën zjarr në ajër për të shpërndarë turmën.

Guvernatori i provincës, Talib al-Hasan, tha se ka shkarkuar shefin e policisë së qytetit. //iç//

XS
SM
MD
LG