Lidhje

Mësimi mbi Afrikën në shkollat e Teksasit



Televizioni dhe Interneti i kanë afruar shumë vendet e botës. Por sa nga ne kanë realisht njohuri për jetën në pjesë të tjera të botës? Një udhëtim në Afrikë ka të ngjarë të mos jetë i mundur për adoleshentët në Hjuston të Teksasit. Por kur një grup adoleshentësh afrikanë u takuan kohët e fundit me bashkëmoshatarët e tyre në Hjuston, fëmijët amerikanë mësuan se ai kontinent është shumë i madh dhe shumë i larmishëm.

Afrika është një kontinent i madh dhe mjaft i larmishëm.

Por shumë të rinj amerikanë, që nuk kanë udhëtuar kurrë atje, e shikojnë atë përmes imazheve stereotipe që kanë krijuar filmat dhe lajmet e medias.

Një nga qëllimet e organizatorëve të këtij forumi ishte të vinin në dukje se Afrika është një kontinent i madh dhe i shumëllojshëm. Jomo Bellard punon me Shoqërinë Afrikane, një prej sponsorizuesit e këtij aktiviteti. "Afrika ka 54 vende ku fliten mbi dy mijë gjuhë. Kontinenti është tejet i larmishëm, por nxënësit tanë nuk e njohin sa duhet atë, prandaj ne organizojmë aktivitete të tilla”.

Pjesëmarrësit e forumit kanë rastin të mësojnë hollësi për tregtinë dhe ekonominë në Afrikë nga lektori i ftuar Gregori Remke. "Unë i inkurajoj nxënësit të lexojnë libra dhe t’i studjojnë këto çështje”. Një nga nxënësit që shprehu një pikpamje të veçantë mbi ekonominë ishte 14-vjeçarja Loisi Gajo, e cila erdhi në Teksas nga Tanzania dy vjet më parë.

Ajo thotë se ky forum është shumë i dobishëm. "Për shembull stereotipet. Kjo i ndihmon nxënësit për ta kuptuar më mirë Afrikën dhe vendin tim, Tanzaninë”. Remke thotë se nxënësit nga Afrika si Loise, u sjellin një perspektivë të veçantë për kontinentin dhe botën bashkëmoshatarëve të tyre. "Kjo është një përvojë e shkëlqyer për nxënësit amerikanë kur kanë në klasë nxënës nga vende të tjera të botës. Ata mësojnë më shumë nga nxënësit që vinë nga Afrika se sa nëpërmjet librave dhe në klasë”.

Ky forum një-ditor ishte pjesë e një programi disa fazash që përfshin seminare për mësuesit se si të zgjojnë interesin e klasës për Afrikën. //rd//


XS
SM
MD
LG