Lidhje

Fiati merr në dorë timonin e Krajslerit


Sot përfundoi shitja e pasurive të kompanisë amerikane të prodhimit të makinave Krajsler, kompanisë italiane Fiat, pas sqarimit të dy problemeve që kishin dalë nga ana e gjykatës. Sipas njoftimit të Krajslerit, kompania sot finalizoi marrëveshjen me Fiatin, që i jep prodhuesit italian të makinve 20 për qind të aksioneve në kompaninë e re dhe vendos në postin e drejtorit ekzekutiv të kompanisë numër tre amerikane të prodhimit të makinave Sergio Marchionin.

Një fond i shërbimit shëndetësor i krijuar nga Sindikata e Bashkuar e punonjësve të makinave do të mbajë 55 për qind të aksioneve në kompaninë e re, ndërsa qeveria amerikane dhe ajo kanadeze do të mbajnë numrin më të vogël të akiosneve. Marrëveshja i jep Krajslerit mundësinë të shfrytëzojë teknologjinë e Fiatit për prodhimin e makinave të vogla që nuk harxhojnë shumë karburant.

Gjykatësja Ruth Bader Ginsburg e pezulloi procesin e shitjes dje, në përgjigje të kundërshtimit të një grupi investitorësh që hapën gjyq kundër marrëveshjes Krajsler – Fiat, sepse sipas tyre rrezikonte investitorët, gjë që kompanitë e kudërshtuan. Mbrëmë Gjykata e nxorri urdhrin e kryerjes së veprimeve të shitjes, pasi dëgjoi argumentet e investitorëve, të cilat i cilësoi të pavlefshme. Drejtori i ri kompanisë, Markione, tha se Krajseri do të fillojë të operojë menjëherë dhe se uzinat e mbyllura gjatë falimenimit do të hapen menjëherë dhe punëtorët e pushuar do të rifillojnë punën.

Ai shtoi se kompania do të prodhojë makina që nuk shpenzojnë shumë karburant. Një nga arsyet e falimentimit të kompanisë, ishte se ajo prodhonte kamione dhe fuoristrada, që shpenzonin shumë karburant në një periudhë recesioni ekonomik.

XS
SM
MD
LG