Lidhje

Rehn: Shpresoj që të hiqet regjimi i vizave për serbët në BE


Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Europian Olli Rehn tha se shpreson që deri në fund të këtij viti, serbët të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Zoti Rehn tha dje në Bruksel se Serbia është treguar një partnere aktive dhe e besueshme në realizimin e detyrimeve të saj për rregullat që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, i cili ishte dje në Bruksel, tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian është synimi strategjik i qeverisë së tij dhe se Serbia do të vazhdojë të punojë me këmbëngulje për t’ju përgjigjur kritereve të BE-së.

Bisedimet mes zyrtarëve të Serbisë dhe të Bashkimit Europian për vizat dhe pasaportat do të vazhdojnë edhe sot. //ii

XS
SM
MD
LG