Lidhje

Presidenti Sejdiu për zgjedhjet komunale në Kosovë


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u zotua se javën e ardhshme do të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin komunal.

Sipas kalendarit zgjedhor, zgjedhjet lokale në Kosovë parashihet të mbahen në fund të mandatit të pushteteve komunale të dala nga zgjedhjet e 17 nëntorit të vitit 2007.

Përfaqësues të opozitës kanë kërkuar që këto zgjedhje të mbahen në gjysmën e dytë të muajit tetor. Pas takimit me përfaqësuesit e të gjitha partive politike në vend, presidenti Sejdiu tha se do të vazhdojë edhe disa konsulta të vogla, siç u shpreh ai, me përfaqësues të partive në mënyrë që të caktohet një datë e përshtatshme për të gjithë….

" Unë do t'i përmbahen kornizës ligjore e cila është shumë e qartë se kur zgjedhjet mund të shpallen dhe sa ato duhet të jenë të përputhem me mandatet e kuvendeve komunale, dhe them se me fillimin e javës, në ditët e para unë do të marrë një vendim. Këtë e kam bërë një premtim edhe pra përfaqësuesve të partive politike".

Përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë kanë theksuar nevojën që zgjedhjet për pushtetin komunal të mbikqyren edhe nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Pas shpalljes së pavarësisë dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës, përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve janë institucionet e Kosovës, përkatësisht Komisioni Zgjedhor Qendror. Ky mision vazhdon të ketë një qëndrim neutral ndaj pavarësisë së Kosovës dhe për këtë arsye, roli i tij në procesin zgjedhor është ende i paqartë....

Ka një gatishmëri të mirë të të gjithëve, do të shohim finalen ses i do të ndodhë, porr unë besoj në angazhimet që kam edhe me OSBE-në dhe me organizmat e tjerë, dhe që ky proces që do të vije dhe i cili do të mbështetet në kushtetutë dhe në ligj do të jetë një proces i mbarë për Kosovën në kuptimin e dhënies së mandatit të atyre që fitojnë për kuvendet e reja të komunave të Kosovës.

Sidoqoftë, java që po vjen pritet t'u jap fund debateve dhe shqetësimeve që ka nxitur diskutimi rreth datës së zgjedhjeve lokale. Zotimi i presidentit për të shpallur një datë të saktë hoqi edhe mëdyshjet që ishin ngritur rreth mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve.

Sipas Kushtetutës, presidenti duhet të marrë një vendim jo më herët se gjashtë muaj dhe jo më vonë se katër muaj para skadimit të mandatit të pushteteve aktuale në komunat e vendit. Zgjedhjet e sivjetme për pushtetin komunal janë të parat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.//lk

XS
SM
MD
LG