Lidhje

Pres. Topi kërkon të përfshihet në fushatë reforma në drejtësi


Në Shqipëri, presidenti Bamir Topi kërkoi sot nga partitë politike që gjatë fushatës së tyre elektorale të shprehen edhe për Reformën në Drejtësi. Presidenti Topi i bëri këto komente gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ai edhe një herë vuri theksin në rolin e Kolegjit Zgjedhor, institucionin e ngritur posaçërisht për zgjidhjen e kundërshtive mes partive gjatë procesit zgjedhor. Ndërkaq, mes socialistëve dhe opozitës ka vazhduar debati për letërnjoftimet.

XS
SM
MD
LG