Lidhje

Takim i dy udhëheqësve të Qipros për ishullin e ndarë


Presidenti i Qipros Dimitris Christofias dhe udhëheqësi turk i Qipros Mehmet Ali Talat kanë zhvilluar një raund të ri bisedimesh me synimin për të zgjidhur ndarjen e këtij ishulli mesdhetar.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara thotë se palët kanë shënuar përparim në lidhje me çështjen e hapjes së një pikëkalimi të ri në vijën ndarëse mes dy komuniteteve në Limnitis, në pjesën veri-perëndimore të ishullit. Ata vazhduan gjithashtu bisedimet lidhur me ekonominë dhe ranë dakord të kalojnë në diskutimin e çështjeve territoriale. Dy udhëheqësit po ashtu ranë dakord të takohen përsëri të hënën.

Qiproja ka qenë e ndarë që në vitin 1974, kur forcat turke ndërhynë ushtarakisht në përgjigje të një grusht-shteti të qipriotëve grekë që po përpiqeshin ta bashkonin ishullin me Greqinë.//lk


XS
SM
MD
LG