Lidhje

Irani sot në zgjedhjet presidenciale



Iranianët pritën sot në radhë për të votuar në zgjedhjet presidenciale, të cilat duket se përbëjn një garë të fortë mes presidentit të tanishëm Mahmud Ahmadinexhad dhe kandidatit reformist, ish kryeministrit Mir Hosein Musavi.

Kryetari i Komisionit Elektoral, Kamran Daneshjou, tha se pjesëmarrja ishte "e pashembullt", madje ai shtoi se qendrat e votimit do të qëndronin hapur edhe 4 orë shtesë deri në orën e 10 të mbrëmjes sipas orës lokale. Ai parashikoi një pjesëmarrje rekord prej 70 për qind të 46 million iranianëve me të drejtë vote.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei e hodhi votën e tij

në mëngjes dhe u bëri thirrje njerëzve të merrnin pjesë në zgjedhje.

Ai u kërkoi iranianëve të ruajnë qetësinë dhe të mos lejojnë asnjë përpjekje për të krijuar tensione gjatë votimit.

Edhe Presidenti Ahmadinejad votoi sot, duke premtuar një të ardhme të ndritur dhe progresive për Iranin.

Edhe kleriku reformist Mehdi Karroubi dhe ish komandanti konservator i Gardës Revolucionare, Mohsen Rezaei marrin pjesë në zgjedhje, në të cilat ekonomia, programi bërthamor dhe marrëdhëniet me botën thuhet se luajnë një rol të rëndësishëm.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton garën e sotme, dy rivalët kryesorë do të ndeshen në balotazh më 19 qershor. //rd//

XS
SM
MD
LG