Lidhje

Kristian Beil, protagonisti i ri i filmit "Terminator"


Kevin Space, aktori amerikan, fitues dy herë i çmimeve Oskar, do të ngjitet në skenën e Brodueit me një pjesë teatrale, e cila është vlerësuar mjaft nga kritika e teatrit. Ndërkaq, aktori Kristian Bale, është protagonisti kryesor i filmit "Terminator Salvation".


Kristian Bale, është personazhi dhe figura e re serisë së katërt të filmit "Terminator". Ai interpreton John Connor, udhëheqësin e rezistencës së njerëzimit përballë jashtëtokësorëve të programuar që duan t'a zhdukin atë. Kjo është dhe fabula fillestare e filmit që në daljen e Terminatorit 1 në vitin 1984.

Aktori britanik, u vendos në vëmendjen e shtypit, pas reagimeve të tij agresive gjatë xhirimeve të filmit, për çka atij iu desh që të kërkonte falje, e madje të mendonte dhe ndërprerjen e xhirimeve për filmin.

"Terminator salvation", është në krye të klasifikimit për shitjen e biletave në Britaninë e Madhe.

Christian Bale, për momentin është një ndër aktorët më në zë të Hollivudit, me rrolet e tij në filmin "Batman Begins" dhe "The Dark Knight".

Seriali i katër i filmave Terminator, shfaqet mbas tre serive paraardhëse:

"The Terminator" 1984, "Terminator 2" në 1991, dhe "Terminator 3: Rise of the Machines" i vitit 2003.

2. Kevin Space do të ngjitet në skenën e Brodwayit me pjesën "The Norman Conquests". Pjesa e cila rikthen në skenën amerikane aktorin e mirënjohur, është një triologjie , e përbërë nga pjesët 1: "Table Manners", " Living Together" dhe "Round and Round the Garden". Fabula e përbashkët është humori therës për marrëdhëniet në çift.

Kevin Space tashmë është drejtori i teatrit Old Vic në Londër, një prej teatrove më të famshëm dhe të vjetër të qytetit, në skenën e të cilit u vendos vitin e kaluar triologjia komike. Kevin Spacey është fitues i dy çmimeve Oskar, me filmat " The Usual Supsects" dhe filmin "American Beauty".


XS
SM
MD
LG