Lidhje

Kosovë: Arrestohen tre shtetas për dëshmi të rreme


Policia e Kosovës tha sot se ka arrestuar tre pjesëtarë të komunitetit serb nën dyshimin për veprimtari kriminale në Kosovë.

Sipas zyrtarëve të policisë, tre të arrestuarit, kanë ofruar sasi të mëdha parash për dëshmitarë të rremë që të dëshmonin se kanë qenë viktima të trafikimit të organeve gjatë luftës.

Një zëdhënës i policisë tha se të arrestuarit kanë ofruar deri 100 mijë euro për njeriun, i cili do të ishte i gatshëm të jepte deklarata të rreme, duke premtuar edhe të mira të tjera materiale si banesa, automjete dhe vende pune.

Dy nga të arrestuarit janë shtetas të Serbisë, ndërsa i treti, deri në vitin 2007 ishte pjesëtar i policisë së Kosovës.

Ish kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte në një libër të saj akuzon UÇK-në, se gjatë luftës së vitit 1999, ka masakruar qindra civilë serb për t'iu marrë dhe shitur organet e tyre. Pohimet e tilla janë hedhur poshtë nga zyrtarët e Kosovës. //mm//

XS
SM
MD
LG