Lidhje

SHBA: Raportet lehtësojnë shqetësimet për inflacion


Raporte të reja rreth ekonomisë amerikane tregojnë se çmimet e importeve ranë ndjeshëm, ndërkohë që besimi i konsumatorëve u ngrit pak.

Departamenti amerikan i punës tregon njoftoi sot se të dhënat më të fundit tregojnë se çmimet e mallrave të importuara ranë 17,6 për qind në muajin maj krahasuar me majin e vitit të kaluar. Pakësimi i kërkesës po i detyron disa biznese që të ulin çmimet. Ndërsa çmimet e importeve kanë rënë gjatë vitit të fundit, ato e kanë marrë veten deri diku gjatë 3 muajve të fundit. Një raport tjetër nga Universiteti i Miçiganit tregon se besimi i konsumatorëve u përmirësua pak muajin që u mbyll. Shërbimi financiar i lajmeve Bloomberg njofton se ky është muaji i katërt me radhë që shënon përmirësimin e besimit të konsumatorëve. //rd//

XS
SM
MD
LG