Lidhje

Koreja e Veriut, kërcënime pas sanksioneve të reja të OKB-së


Koreja e Veriut deklaroi se do të përpunojë pjesën e mbetur të plutoniumit dhe do të fillojë të pasurojë uranium për të prodhuar armë të tjera bërthamore.

Kërcënimi për të shtuar prodhimin e armëve bërthamore vjen një ditë pas votimit të njëzëshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të vendosur sanksione më të ashpra ndaj vendit të varfër komunist pas provave të fundit që ai kreu me armë bërthamore dhe me raketa.

Sanksionet e reja u japin të drejtë vendeve anëtare të OKB-së të inspektojnë të gjitha ngarkesat që hyjnë dhe dalin nga Koreja e Veriut si dhe të forcojnë kufizimet financiare ndaj këtij vendi.

Por Peniani nuk e ndryshoi qendrimin e tij sfidues. Në një deklaratë të transmetuar nga media zyrtare paralajmërohej se Koreja e Veriut do të kundërpërgjigjet me veprime ushtarake ndaj çdo përpjekjeje për të bllokuar anijet e saj.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se vazhdimi i provokimeve nga Koreja e Veriut është tepër për të ardhur keq. Ajo tha se sanksionet e reja ofrojnë mjetet e nevojshme për të ndërmarrë veprimet e duhura kundër Penianit. //ii

XS
SM
MD
LG