Lidhje

I dërguari Miçëll: Siria pjesë e procesit të paqes


I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçëll thotë se Siria ka një rol të rëndësishëm në përpjekjet amerikanet për një marrëveshje gjithpërfshirëse për paqe në rajon.

Zoti Miçëll i bëri këto komente ditën e shtunë pas bisedimeve me presidentin sirian Bashar al-Asad në Damask.

I dërguari shtoi se si Shtetet e Bashkuara edhe Siria i njohin mirë pikëpamjet e ndryshme që ato kanë në lidhje me zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, por të dy këto vende kanë për detyrë të krijojnë kushtet e duhura në mënyrë që bisedimet të fillojnë sa më shpejt dhe të kenë sukses.

Ish senatori amerikan mbërriti dje në kryeqytetin sirian që do të jetë ndalesa e tij e fundit në një vizitë disaditëshe në rajon që ka për qëllim të rigjallërojë bisedimet për procesin e paqes në Lindjen e Mesme. //ek

XS
SM
MD
LG