Lidhje

Jemen: Arrestohet një pjestar i dyshuar i Al Kaidës


Qeveria jemenase thotë se ka arrestuar një person nga Arabia Saudite, i dyshuar si kreu i financave i al-Kaidës në Jemen dhe Arabinë Saudite.

Ministria e Mbrojtjes e Jemenit e identifikoi atë sot si Hasan Husein Bin Alvan dhe e cilësoi atë si një nga anëtarët më të rrezikshëm të rrjetit terrorist, si edhe e akuzoi atë për financimin e sulmeve në Jemen dhe Arabinë Saudite fqinjë.

Jemeni thotë se forcat e sigurisë e ndaluan Bin Alvanin gjatë ditëve të kaluara. Al-Kaida ka marrë përgjegjësinë për një sërë sulmesh në Jemen kundër objektivave të huaja gjatë viteve të fundit. Rrjeti terrorist është përpjekur gjithashtu të destabilizojë familjen mbretërore saudite, aleate e Shteteve të Bashkuara. //mm//

XS
SM
MD
LG