Lidhje

Netanjahu: Pro krijimit të një shteti palestinez të çmilitarizuar


Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbështeti për herë të parë synimin për krijimin e një shteti palestinez të çmilitarizuar.

Në një fjalim të rëndësishëm që mbajti të dielën, zoti Netanjahu vuri dy kushte për të pranuar shtetin palestinez. Ai kërkoi garanci ndërkombëtare se një shtet palestinez nuk do të kishte aftësi ushtarake që mund të kërcënonin sigurinë e Izraelit.

Zoti Netanjahu tha gjithashtu se udhëheqja palestineze duhet ta njohë Izraelin si atdheun historik të popullit hebre.

Presidenti palestinez Mahmud Abas e ka hedhur poshtë këtë kërkesë. Qeveria e tij tha se refugjatët palestinezë që u larguan nga Izraeli gjatë luftës për pavarësi dhe miliona pasardhës të tyre, duhet të kenë të drejtën të kthehen në shtëpitë e tyre.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka bërë thirrje për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, me një Palestinë të pavarur krahas shtetit të Izraelit.//mm//
XS
SM
MD
LG