Lidhje

BE-ja e shqetësuar për shtypjen e protestave në Iran


Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin për shtypjen e demonstruesve që po protestojnë ndaj rizgjedhjes së Presidentit Mahmud Ahmadinexhad në Iran.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian, shprehej në një deklaratë sot se shpresonte që rezultati i zgjedhjeve të mos frenonte dialogun për programin bërthamor të Iranit. Në deklaratë thuhet se Bashkimi Evropian pret që qeveria e re iraniane të respektojë detyrimet ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm gjerman Frenk Uolter Stainmajer e cilësoi të papranueshme shtypjen e protestave. Ai tha gjithashtu se fitorja e thellë e njoftuar nga autoritetet zgjedhore për Presidentin Ahmadinexhad ngre pyetje për parregullsitë që kërkojnë "një shpjegim të hollësishëm".

Edhe në Francë, një këshilltar i afërt i Presidentit Nikola Sarkozi tha se "ajo që po ndodh në Iran nuk është lajm i mirë për askënd".

Ndërsa presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai e uroi zotin Ahmadinexhad për fitoren. //mm//


XS
SM
MD
LG