Mbrëmë vonë, Kryeminsitri Berisha shkoi në rrethin e Tropojës, rreth
ky që është edhe vendlindja e tij, ku nuk kishte qënë gjatë 12 vjetëve
të fundit. Ai u prit nga disa mijëra banorë të qytetit, ndërkohë që në
tubimin e elektoral të zhvilluar sot paradite, kryeministri premtoi
mes të tjerash që edhe Tropoja do të jetë një qytet evropian, e cila do
të ketë një zhvillim të madh të infrastrukturës dhe do të jetë 110 km
më aftë kryeqytetit si rezultat i këtij zhvillimi.