Lidhje

Akupunktura e simuluar. Gratë më të pambrojtura nga duhani


Akupunktura e simuluar zbut dhimbjet kronike

Sipas një studimi, akupunktura mund t’i zbusë simptomat e dhimbjeve kronike në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore, edhe nëse përfitimet prej saj janë kryesisht mendorë a psikologjikë.

Gjatë studimit, një grup i pacientëve u trajtua me akupunkturë ndërsa grupi tjetër me akupunkturë të simuluar gjatë së cilës gjilpëra nuk e shponte lëkurën. Rezultatet treguan se të dy grupet filluan të ndjeheshin njësoj mirë pas këtij eksperimenti.

Amerikanët shpenzojnë çdo vit rreth 37 miliardë dollarë për trajtimin e dhimbjeve në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore. Studimi i ri tregon se akupunktura mund t’i ndihmojë këta pacientë që vuajnë nga dhimbje të tilla kronike, megjithëse ndjenja e përmirësimit është shpesh rezultat i gjendjes psikologjike. Ekspertët e krahasojnë këtë me efektin placebo, kur pacientëve u thuhet se po trajtohen me një ilaç, ndërsa në fakt atij atyre u jepen karamele në fromë tabletash.

Shkencëtarët e qëndrës shëndetësore për studime kërkimore zgjodhën 600 pacientë që vuanin nga dhimje kronike në pjesën e poshtme të kurrizit për t’iu nënshtruar akupunkturës bazuar në gjendjen psikologjike të secilit. Akupunktura me gjilpëra, e quajtur akupunkturë e standartizuar besohet të jetë e efektshme për lehtësimin e dhimbjeve në pëjesën e poshtme të shtyllës kurrizore. Në rastin e akupunkturës së stimuluar, ekspertët përdorin trajtim konvencional, pa akupunkturë, ose mjete të cilat nuk shpojnë lëkurën.

Pas 8 javësh trajtim, tek të dy grupet e pacientëve u vu re një pakësim i ngjashëm i simptomave të dhimbjeve. Shkencëtarët thonë se këto rezultate ngrenë pyetjen se në ç'mënyrë vepron akupunktura? – një teori thotë se gjilpëra nuk është e thënë të shpojë lëkurën për të patur ndonjë efekt biologjik; teoria tjetër është se përfitimet nga akupunktura janë kryesisht psikologjike – njerëzit ndjehen më mirë pas trajtimit që ata besojnë se i ndihmon.

Gratë, më në rrezik nga tymi i duhanit

Gratë mund të jenë më në rrezik sesa burrat për t'u prekur në mushkëri si pasojë e tymit të duhanit. Studimi i cili morri në shqyrtim rreth 1 mijë duhanpirës me sëmundje në mushkëri, tregoi se grate janë më në rrezik të preken në mushkëri që në moshë të re brenda pak viteve nga fillimi i pirjes së duhanit.
STORY
Statistikat tregojnë se 100 vjet më pare, sëmundjet që lidhen me duhanin preknin kryesisht vetëm burrat. Kjo për arsye se atëherë shumë pak gra pinin duhan.

Por në 100 vjetët e fundit gjërat kanë ndryshuar, miliona gra pijnë cigare, prandaj edhe shëndeti i tyre është bërë më i pambrojtur ndaj sëmundjeve që lidhen me duhanin. Në vitin 1987, kanceri në mushkëri ia kaloi kancerit në gji, duke u bërë kanceri më vdekjeprurës mes grave.

Tani, pas 22vjetësh, studimi i ri tregon se mushkëritë e grave duket se janë më të pambrojtura nga tymi i cigares. Shkencëtarët në Norvegji morrën në shqyrtim afro 1 mijë pacientë me sëmundje kronike në mushkëri ose COPD. Nga kjo sëmundje në Shtetet e Bashkuara, cdo vit vdesin rreth 120 mijë vetë.

Rezultatet e studimit treguan se gratë prekeshin nga kjo sëmundje në moshë më të re se sa burrat. Gjithashtu mes atyre me mushkëri të dëmtuara kishte gra që kishin pirë më pak cigare sesa burrat, çka i shtyn autorët e studimit të besojnë se gratë mund të preken në mushkëri më lehtë sesa burrat.

Për të shpjeguar përse ndodh kjo, shkencëtarët paraqesin disa teori; rrugët e frymëmarrjes tek grate janë më të vogla dhe metabolizmi i kimikateve gjatë pirjes së duhanit ndodh tek gratë me një tjetër ritëm nga ai i burrave; teoria tjetër është se dallimet në gjene ose në hormone midis dy gjinive gjithashtu duket se luajnë një rol në këtë aspekt.

Lexo dhe komento: http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG