Lidhje

Ofertë e 'Qatar Airlines' për blerjen e 24 avionëve A-320


Kompania ajrore “Qatar Airlines” ka bërë të njohur marrëveshjen për blerjen e 24 avionëve të tipit A-320 me përmasa mesatare nga kompania evropiane e prodhimit të avionëve AIRBUS, duke i dhënë nuanca shprese pesimizimit për ekonominë në Ekspozitën e Avionëve që është hapur sot në Paris.

Një zëdhënës i kompanisë “Qatar Airlines” tha se avionët u blenë për 1,9 miliardë dollarë. Kjo ekspozitë, zakonisht paraqet të gjitha objektet që kanë të bëjnë me ajrin dhe është momenti kur ndërtuesit e avionëve paraqesin modelet e tyre të reja. Megjithatë, rënia ekonomike e këtij viti dhe rrëzimi i avionit Air France mbi Atlantik e kanë zbehur 100 vjetorin e ekspozitës një javore.

Një analist francez u shpreh se kriza dhe gjendja e ngushtë financiare po i detyrojnë kompanitë ajrore “t’i anulojnë, apo shtyjnë planet për blerjen e avionëve të rinj”. Drejtori i Kompanisë Ajrore “Boing” me qendër në SHBA tha se shpreson që deri në mesin e vitit të ardhshëm industria ajrore të rifillojë rritjen.

XS
SM
MD
LG