Lidhje

Zgjatet afati i kartave të identitetit


Në Tiranë administrata shtetërore njoftoi se do të zgjatë edhe 3 ditë të tjera afatin e aplikimit për kartat e identitetit. Ministri i brëndshëm Bujar Nishani tha në një konferencë shtypi se kapacitet e firmës prodhuese janë tepër të larta dhe u bëri thirrje qytetarëve që të nxitojnë në këtë afat shtesë për t'u pajisur me kartat para zgjedhjeve. Qarqet politike në Tiranë kanë debatuar shumë dhe janë tepër të ndjeshme ndaj kësaj çështjeje.

XS
SM
MD
LG