Lidhje

DASH nxjerr raportin vjetor për trafikimin e qenieve njerëzore


Departamenti amerikan i Shtetit publikoi sot raportin vjetor për Trafikimin e Njerëzve, që hedh dritë mbi këtë formë të skllavërisë moderne. Raporti i klasifikon vendet në tri grupe kryesore, në vend të parë vendet me më pak problem në këtë fushë dhe në vend të tretë, ato vende ku ky fenomen është më tepër shqetësues.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se trafiku njerëzor, prek çdo vend të botës, përfshi edhe SHBA. Zonja Klinton u bëri thirrje vendeve të tjera të bashkëpunojnë për eliminimin e të gjitha formave të trafikut njerëzor. Në raport thuhet se Shqipëria këtë vit ka shënuar përparim dhe ndodhet në vendet e Grupit të 2.

Në raport thuhet se viktimat shqiptare të këtij fenomeni trafikohen me synim shfrytëzimin seksual kryesisht për në Greqi, por edhe në Itali, Maqedoni, Kosovë, Spanjë, Francë dhe Britani, por edhe brenda Shqipërisë. Sipas raportit, më tepër se gjysma e vitkimave që trafikohen janë nën moshën 18 vjeçare.

Në raport thuhet se qeveria shqiptare nuk i plotëson të gjitha standartet e nevojshme për eleminimin e trafikut njerëzor, por po bën përpjekje të rëndësishme në luftën kundër këtij fenomeni. Në raport thuhet se qeveria shqiptare ka treguar vullnet të mirë politik gjatë viti të kaluiar në këtë fushë dhe se trafikantët, apo personat e implikuar në trafik janë çuar para drejtësisë.


Pjesa e Raportit për Shqipërinë

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi sot raportin vjetor për Trafikimin e Njerëzve, që hedh dritë mbi këtë formë të skllavërisë moderne. Raporti i klasifikon vendet në tri grupe kryesore: në vend të parë vendet me më pak probleme në këtë fushë dhe në vend të tretë, ato vende ku ky fenomen është më tepër shqetësues.

Në raport thuhet se Shqipëria këtë vit ka shënuar përparim dhe ndodhet në vendet e Grupit të 2.Viktimat shqiptare të këtij fenomeni trafikohen me synim shfrytëzimin seksual kryesisht për në Greqi, por edhe në Itali, Maqedoni, Kosovë, Spanjë, Francë dhe Britani, si dhe brenda Shqipërisë. Sipas raportit, më tepër se gjysma e viktimave që trafikohen janë nën moshën 18 vjeçare. Fëmijët romë janë më të rrezikuar nga shfrytëzimi i detyruar si lypës. Ndërsa ka të dhëna që tregojnë se edhe meshkujt shqiptarë janë trafikuar për punë të detyruar në sektorin bujqësor të Greqisë.

Qeveria shqiptare, thotë raporti, nuk i plotëson të gjitha standartet e nevojshme për eleminimin e trafikut njerëzor, por po bën përpjekje të rëndësishmenë luftën kundër këtij fenomeni. Raporti thekson se qeveria shqiptare ka treguar vullnet të mirë politik gjatë vitit të kaluar në këtë fushë dhe se trafikantët, apo personat e përfshirë në trafik janë çuar para drejtësisë.

Raporti i Departamentit të Shtetit rekomandon që Shqipëria duhet të hetojë dhe të ndjekë penalisht të gjithë zyrtarët e rendit të përfshirë në trafikun njerëzor dhe të vazhdojë të bashkëpunojë me shoqatat joqeveritare dhe shoqërinë civile për të garantuar zbatimin e plotë të mekanizmave kombëtarë për t’i referuar viktimat në vendet ku mund të marrin ndihmën e nevojshme.

Qeveria shqiptare, shton raporti, ka bërë përparim në përpjekjet kundër trafikimit gjatë vitit 2008. Kodi penal shqiptar ndalon trafikimin për seks dhe punë të detyruar dhe dënimet variojnë nga 5 deri në 15 vjet burg. Këto dënime janë më të rrepta sesa dënimet për veprën penale të përdhunimit. Gjatë vitit 2008, Shqipëria ndoqi penalisht 22 raste trafikimi në vitin 2008, në krahasim me 49 në vitin 2007, dhe dënoi 26 trafikantë në krahasim me shtatë në 2007-ën. Qeveria caktoi rreth 20 police anti-trafiku në njësitë policore në të gjithë vendin në përpjekje për të ndihmuar viktimat e mundshme femra të trafikut.

Sipas raportit, qeveria shqiptare intensifikoi përpjekjet për t’u siguruar viktimave të trafikut mbrojtje dhe ndihmë gjatë vitit 2008. Qeveria dha rreth 262 mijë dollarë fonde për vendstrehimin e menaxhuar nga qeveria për kujdesin e viktimave, 16 përqind më shumë se një vit më parë.

Po ashtu, qeveria shqiptare, thekson raporti, zbatoi disa veprimtari për parandalimin e trafikut gjatë vitit 2008. Organizatat ndërkombëtare financojnë pjesën më të madhe të fushatave parandaluese, ndërsa Ministria e Brendshme financon linjën e hapur telefonike për viktimat e tanishme apo viktimat e mundshme që nga nëntori 2007. Ndërsa Ministria e Arsimit e ka përfshirë këtë temë në programet mësimore të shkollës së mesme. Zyrtarë të lartë qeveritarë kanë folur hapur kundër trafikut njerëzor dhe qeveria u ka shkurtuar taksat bizneseve që punësojnë persona që mund të bëhen viktima të mundshme trafikimi. Në vitin 2008, qeveria shqiptare, thuhet në raport, miratoi një plan të ri veprimi që synon kryesisht luftën kundër trafikimit të fëmijëve.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se trafiku njerëzor, prek çdo vend të botës, përfshi edhe SHBA. Zonja Klinton u bëri thirrje vendeve të tjera të bashkëpunojnë për eliminimin e të gjitha formave të trafikut njerëzor.//iç//

XS
SM
MD
LG