Lidhje

Përsëri protesta në Teheran ndaj rezultatit të zgjedhjeve


Disa dhjetra mijëra përkrahës të kandidatit reformist, Mis Hosein Musavi, i cili humbi zgjedhjet në Iran, u mblodhën në Teheran përsëri sot, për një tjetër protestë kundër rezultatit të zgjedhjeve të 12 qershorit.

Dëshmitarët thanë se shumë nga pjesëmarrësit kishin vënë shirita të gjelbërt në duar dhe në kokë, ngjyra dalluese e përkrahësve të Musavit. Vetë zoti Musavi ka bërë thirrje për mitingje proteste ndaj zgjedhjeve dhe dhunës së ushtruar kundër përkrahësve të tij.

Në një deklaratë në faqen e tij të Internetit, zoti Musavi bën thirjre për një demonstratë paqësore nerër për t'i detyruar autoritetet të anullojnë rezultatet e zgjedhjeve, të cilat ai i cilësoi si "manipulim të turpshëm". Ai i këshillon përkrahësit e tij të zhvillojnë demonstrata paqësore proteste ose të mblidhen nëpër xhami nesër për të nderuar të vrarët në dhunën që shpërtheu pas zgjedhjeve.

Ndërkaq, Garda Revolucionare e Iranit e goditi përsëri median sot, duke paralajmëruar faqet iraniane të Internetit që të mos publikojnë materiale që krijojnë "tension" siç u shpreh ajo. Gurpi për mbrojtjen e lirsë së shtypit, Reporterët pa Kufij, thotë se të paktën 11 gazetarë iranianë janë arrestuar që nga votimet e të premtes.

Reporterët dhe fotografët e organizatave të huaja të lajmeve e kanë të ndaluar të mbulojnë ngjarjet politike dhe demonstratat.

Por vetë televizioni iranian transmetoi pamje nga Seuli i Koresë së Jugut, ku të paktën katër anëtarë të ekipit kombëtar të Iranit kishin vënë shirita të gjelbërt gjatë pjesës së parë të një ndjeshjeje futbolli për eliminatoret e kupës botërore, shprehje e kjo e mbështetjes për opozitën.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Iranit thirri ambasadorin e Zvicrës, i cili përfaqëson interesat amerikane në Teheran për t'i paraqitur ankesat rreth deklaratave nxitëse të Shteteve të Bashkuara, siç u shpreh ajo.

Presidenti Barak Obama ka thënë se është tepër e shqetësuar për zgjedhjet e kontestuara në Iran dhe për shtypjen e disidencës paqësore në Teheran.

Zgjedhjet e kontestuara, që i dhanë fitoren me shumicë dërmuese votash Presidentit Mahmud Ahmadinexhad, u bënë shkak për trazirat më të mëdha në Iran që nga revolucioni islamik në vitin 1979.

Kanali televiziv i Iranit, Press TV, njoftoi se ministria e Zbulimit ka informuar Parlamentin lidhur me trazirat paszgjedhore në të cilat të paktën 8 vetë mbetën të vrarë. //iç//


XS
SM
MD
LG