Lidhje

Arrestohet një i pandehur për vrasjen e ligjvënësit irakian


Një zyrtar irakian i sigurisë tha se është bërë një arrestim lidhur me vrasjen e një ligjvënësi të njohur suni javën e kaluar në Bagdad. Gjeneral brigade Numan Dakhil Xhavad tha se i dyshuari i arrestuar mendohet të jetë anëtar i Al Kaidës në Irak. Kreu i partisë kryesore suni në Parlamentin irakian, Harith al-Obeidi, u vra, pasi udhëhoqi lutjet e së premtes në një xhami të Bagdadit. Policia tha se personi i armatosur, që duket se ishte një adoleshent, hapi zjarr ndaj al-Obeidit, kur ai po largohej nga xhamia. Ata thanë se rojet e xhamisë e ndoqën sulmuesin, i cili aktivizoi një granadë dhe mbeti i vrarë edhe vetë, ndërsa vraponte. Al-Obeidi ishte edhe anëtar i Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentit iranian. Kryeministri irakian Nuri Al Maliki dhe zyrtarë të lartë amerikanë e dënuan sulmin, në të cilin u vranë edhe 4 persona të tjerë.

XS
SM
MD
LG