Lidhje

Takim dy ditor në Bruksel i udhëheqësve të BE-së


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë hapur një takim dy ditësh në Bruksel që pritet të përqendrohet në zgjedhjen e komisionerit të Bashkimit Evropian dhe përpjekjet për të shpëtuar traktatin ambicioz për reformat e BE-së.

Presidenti aktual i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, pritet të paraqesë programin e tij për një mandat të dytë para votimit për rizgjedhje. Komisioni është dega më e lartë ekzekutive e Bashkimit Evropain.

Udhëheqësit pritet të marrin në shqyrtim rregullat e reja për sistemin bankar në kuardin e krizës financiare botërore. Ndër këto rregulla përfshihen monitorimi i tregjeve financiare për simptoma të ngjashme me ato që sollën problemet e tanishme.

Për çështje të tjera të rendit të ditës, udhëheqësit pritet t’i japin Irlandës një sërë garancish ligjore për ta ndihmuar që të bindë votuesit irlandezë të mbështesin traktatin e ri të Bashkimit Evropian. (ze)

XS
SM
MD
LG