Lidhje

Punonjësit amerikanë ngrenë shqetësimin e importeve me Kinën


Komisioni i Tregtisë Ndërkombëtare në SHBA tha sot se Kina po e furnizon tregun amerikan me goma makinash padrejtësisht dhe me tepri.

Agjencia amerikane arriti në përfundimin se gomat e makinave të prodhuara me kosto të ulët në Kinë dhe të importuara nga SHBA, po dëmtojnë prodhuesit e kësaj industrie brenda vendit.

Sindikata e Bashkuar e Punëtorëve të Çelikut dorëzoi një peticion më 20 prill, ku bëhej thirrje për vendosjen e një kuote ndaj gomave të prodhuara në Kinë. Sindikata tha se fluksi i gomave të makinave kineze ka shkaktuar mbylljen e uzinave amerikane të prodhimit të këtij artikulli dhe për pasojë, edhe humbjen e vendeve të punës.

Në vitin 2008, Kina eksportoi rreth 46 milionë rrota makine me një vlerë prej më tepër se 1,7 miliardë dollarë në SHBA. Sindikata kërkon që të vendoset një kuotë për importimin nga Kina të 21 milionë rrotave në vit. Komisioni i Tregtisë do të diskutojë për zgjidhjen e këtij problemi ditët e ardhshme dhe do t'ia çojë rekomandimet Presidentit Obama.//mm//

XS
SM
MD
LG