Lidhje

SHBA: Senati miraton rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri


Senati amerikan miratoi të premten një rezolutë ku i bën thirrje Shqipërisë të zhvillojë zgjedhje të drejta e të lira.

Në rezolutë thuhet se Senati amerikan “njeh arritjet demokratike të popullit të Shqipërisë dhe shpreh shpresën se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 do të ruajnë dhe përmirësojnë transparencën dhe paanshmërinë e demokracisë në Shqipëri.”

Duke njoftuar rezolutën, Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Xhon Kerry, nënkryetari i Komisionit, Riçard Lugar si dhe senatorët Benxhamin Kardin, Xhin Shahin, Ted Kaufman dhe Xho Liberman, bënë një deklaratë ku njohin arritjet demokratike të Shqipërisë.

“Interesi i natyrshëm që Amerika ka në Shqipëri nuk mori fund me pranimin e vendit në NATO,” thuhet në deklaratën e senatorëve.

“Tani, më shumë se kurrë, ne duhet të jemi të angazhuar për të parë në Shqipëri zgjedhje të cilat të jenë të besueshme në sytë e popullit të saj dhe të partnerëve të saj europianë. Si aleatë, ne jemi të interesuar thellësisht në sukseset e Shqipërisë. Në ditët e fundit para se shqiptarët të shkojnë drejt kutive të votimit, ne shpresojmë se të gjitha palët do të punojnë së bashku për të patur një proces zgjedhor të drejtë dhe legjitim,” thuhet në deklaratën e 6 senatorëve amerikanë me rastin e rezolutës së Senatit për zgjedhjet në Shqipëri. //ii

XS
SM
MD
LG