Lidhje

Takim i  BE-së për financat dhe referendumin në Irlandë


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian i dhanë fund një takimi të nivelit të lartë sot me marrëveshjen për kompetenca të reja në fushën e financave dhe me garanci për Irlandën për ratifikimin e traktatit për reformimin e BE-së.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso u tha gazetarëve në Bruksel se Bordi Evropian i Rrezikut të Sistemit do të monitorojë stabilitetin financiar dhe ekonomik të vendeve.Kryeministri i Britanisë së Madhe, Gordon braun tha se Bordi nuk do të ndërhyjë në të drejtat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Zoti Baroso shprehu gjithashtu optimizëm se votuesit irlandezë do ta mbështesin traktatin e Bashkimit Evropian në referenduminqë do të mbahet më vonë këtë vit pas garancive që udhëheqësit e tjerë i dhanë Irlandës në këtë takim të nivelit të lartë. Kryeministri i Irlandës, Brian Cowen, tha se pret që votimi të bëhet në tetor.

Irlanda kishte kërkuar garanci për ruajtjen e neutralitetit të saj, për ligjet e abortit dhe politikat ekonomike. Qytetarët irlandezë kundërshtuan paktin e Bashkimit Evropian në referendumin e vitit të kaluar. //iç//

XS
SM
MD
LG