Lidhje

Presidenti i Serbisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE


Pesidenti i Serbisë, Boris Tadiç, u ka bërë thirrje vendeve të Evropës Qendrore të bashkëpunojnë në përpjekje për të zgjidhur problemet rajonale dhe për t'u integruar në Bashkimin Evropian.

Në fjalën që mbajti në takimin e nivelit të lartë rajonal sot në Serbi, zoti Tadic tha se vetëm një integrim i plotë në Bashkimin Evropian i Ballkanit Perëndimor me Serbinë në qendër, do të garantonte qetësinë dhe stabilitetin në këtë rajon.

Udhëheqësit e 14 vendeve të Evropës Qendore, Austria, Bosnje-Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Italia, Maqedonia, Moldovia, Mali i Zi, Polonia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia and Ukraina, po zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në qytetin Novi Sad të Serbisë për të diskutuar mënyrat si të përballohen efektet e krizës ekonomike botërore në rajon.

Nevojat energjetike dhe zhvillimi rajonal janë gjithashtu në rendin e ditës. Zoti Tadic tha se solidariteti rajonal është me rëndësi parësore për zgjedhjen e problemeve ekonomike dhe të energjisë. //iç//


XS
SM
MD
LG