Lidhje

Obama: Qeveria e Iranit të ndalë dhunën ndaj popullit të vet


Presidenti Barak Obama i bëri thirrje qeverisë së Iranit “të ndalë çdo veprim të dhunshëm dhe të padrejtë kundër popullit të vet”.

Ky është reagimi më i fortë deri tani i Presidentit Obama ndaj trazirave në Iran. Ai tha në një deklaratë se qeveria iraniane duhet të kuptojë se bota po vëzhgon. Presidenti Obama i bëri thirrje qeverisë së Iranit “të qeverisë duke patur pëlqimin e atyre që qeveris dhe jo me forcë.”

Ai i bëri komentet të shtunën pas njoftimeve mbi përleshje të dhunshme mes autoriteteve iraniane dhe demonstruesve në Teheran.

Po të shtunën, qindra demonstrues u mblodhën në Nju Jork, Uashington dhe Los Anxhelos në mbështetje të grupeve të opozitës iraniane.

Në Gjermani, më shumë se një mijë veta marshuan në rrugët e Hamburgut. Disa demonstrues mbanin shirita të gjelbër dhe fotografi të protestuesve të plagosur në Iran, ndërsa të tjerë mbanin flamurë dhe pankarta ku shkruhej “Ku është vota ime?”

Në Francë, mijra njerëz u mblodhën në afërsi të Parisit për një tubim të organizuar nga mërgimtarë iranianë, anëtarë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës iraniane.

XS
SM
MD
LG