Lidhje

Arrestohet në Venezuelë një anëtar i rrezikshëm i MAFIA-s italiane


Autoritetet italiane pohuan se një anëtar shumë i rrezikshëm i MAFIA’s italiane është arrestua në Venezuelë.

Ministria e jashtme italiane njoftoi sot se Salvadore Miçeli u arrestua gjatë natës në Karakas nga agjentë të Interpolit dhe policia italiane. Miçeli, i cili ndodhej në arrati që nga viti 2001, dyshohet se është ndërmjetës në tregtinë e madhe ilegale italiane të drogës. Ai është regjistruar si njëri ndër 30 të ikurit më të rrezikshëm të Italisë.

Autoritetet e kanë përshkruar zotin Miçeli si i dyshuari kryesor për lidhjet midis lordëve të drogës kolombiane dhe organizatës italiane të krimeve të organizuara, Cosa Nostra. (ze)

XS
SM
MD
LG