Lidhje

Shpërthime minash në Gjeorgji, një i vrarë e një i plagosur


Ministria e Brendshme në Gjeorgji thotë se shpërthimet e minave pranë territorit separatist të Abkazisë kanë shkaktuar vdekjen e një shoferi të një makine ambulance dhe plagosjen e një infermieri gjeorgjian.

Të dy personat po patrullonin me vëzhguesit e paqes të Bashkimit Evropian, që po udhëtonin me një automjet tjetër dhe nuk pësuan gjë.

Ministria thotë dy se shpërthimet ndodhën njëri pas tjetrit sot, ndërsa dy automjetet udhëtonin së bashku në rajonin Zugdidi në perëndim të Gjeorgjisë.

Mbi 200 vëzhgues të Bashkimit Evropianu dislokuan në tetor për të patrulluar rajonet kufitare të Abkazisë dhe Osetisë Jugore.

Rusia, megjithë kundërshtimet e Perëndimit, i deklaroi vitin e kaluar të pavarura, pas një lufte të shkurtër me Gjeorgjinë në gusht. (ze)

XS
SM
MD
LG