Lidhje

Kroaci-Slloveni, mosmarrëveshje për vijën kufitare


Ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bilt tha se Bashkimi Evropian nuk ka në plan të rigjallërojë përpjekjet për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes kufitare mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

Ministri suedez, vendi i të cilit merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian javën e ardhshme, e quajti mosmarrëveshjen kufitare një çështje të brendshme. Ai u tha gazetarëve në Bruksel se ka ardhur koha për një periudhë reflektimi nga të dyja vendet.

Sllovenia, që është anëtare e BE-së, ka bllokuar bisedimet e anëtarësimit të Koracisë nga kjo mosmarrëveshje. Përpjekjet e Bashkimit Evropian për ndërmjetësim dështuan javën e kaluar duke zbehur shpresat e Kroacisë për përfundimin e bisedimeve deri në fund të vitit.

Sllovenia favorizon ndërmjetësinë e BE-së si rrugën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Kroacia ka shprehur gatishmërinë të pranojë ndërmjetësim, por vetëm nëse çështja i paraqitet më pas një gjykate ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG